Hapësire reklamuese

Politikë

Seanca në KPA për Gent Osmanin, Salianji dorëzon CD me PËRGJIME: Çfarë ka regjistruar

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dorëzuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit një “CD” me përgjime mes prokurorit të Krimeve të Rënda Gent Osmani dhe shtetasit Alfred Alizoti.

Ndërsa seanca u mbajt sot në Komisionit të Pavarur të Apelimit për Osmanin, pas ankimimit të Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit me arsyen se prokurori i Krimeve të Rënda nuk justifikon pasurinë, Salianji tha se “CD” e dorëzuar prej tij sot në KPK tregon implikimin dhe vënien e këtij prokurori në shërbim të politikës. Alfred Alizoti është personi i njohur si "Babalja" në përgjimet për trafik droge të vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Vendimi final i KPA jepet në datën 31 korrik.

“Sapo dorëzova një CD me të dhëna të përgjuara të autorizuara nga Prokuroria, ai ka komunikuar, por edhe duke prishur , një komunikim me shtetasin Alfred Alizoti, e ka vënë vetë në përgjim dhe ka komunikuar vetë më pas, duke mos lënë asnjë procesverbal. Është vënë në shërbim të politikës. Është një rast flagrant. Për të prishur dhe manipuluar një dosje të trafikut të drogës, komunikimi i tij është miqësor ku duket se kanë folur edhe kohë më para, por komunikon me siklet se nuk ka mundësi për të mbyllur komunikimin, pasi kjo nga një aferë e drogës kaloi në një aferë të përdorimit të prokurorisë”, tha Salianji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll