
Një një situatë kaotike është duke u zhvilluar Kuvendit ditën e sotme, ku salla është e mbushur me tym, pasi deputeti i PD, Saimir Korreshi ndezi flakadanë.
Po ashtu opozita vazhdimisht përplas duart në tavolina për të bërë sa më shumë zhurmë në mënyrë që mos dëgjohet zëri mazhorancës.
Në lidhje me këtë situatë në Kuvend ka folur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se nëse protesta e PD do ishte për komisionit, u sugjeroi atyre që kërkesën ta dërgonin në Gjykatën e Kushtetuese.
Ndër të tjera ai u bëri thirrje opozitës që mos të bëhen peng i një personi që e bën këtë protestë për interesat e veta.
“Të nderuar sot është një seancë e veçantë pasi janë propozime që vijnë nga opozita dhe natyrshëm që do ishte e udhës që deputëtët të merrnin fjalën dhe të shpjegonin qëllimet për iniciativat ligjore. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë seriozisht. Fakti që nuk pranoni të prezantoni projektligjet që keni propozuar përkeqëson lidhjet tuaja me njerëzit që ju kanë votuar.
Mos u keqpordorni nga interesat e njeriu që ka interesat e veta. Kjo ska të bëjë me parlamentin meqënëse kërkoni komisionet hetimore, pse nuk mblidhini 25 firma dhe kërkesën tuaj ta coni në gjykatën kushtetuese”, tha Balla ndër të tjera.