Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Së shpejti baba? Si asnjëherë më parë Marin Mema zbulon detaje nga jeta personale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Marin Mema është një ndër gazetarët më të dashur për publikun. Mema përgjatë gjithë këtyre viteve në ekran ka lënë që puna e tij të flasë për të, duke mbajtur kështu sa më private jetën e tij personale.

Edhe në intervistat e dhëna gazetari është munduar me fanatizëm që jetën e tij private ta mbajë sa më larg mediave.

Mirëpo, së fundmi ai ka “shkelur” këtë rregull dhe si rallëherë ka vendosur të flasë për jetën personale dhe planet për t’u bërë baba.

 “Po patjetër, nuk ka njeri që mos e mendojë të bëhet babi ose mami. Patjetër që unë do t’i sjell në vendin ku kam origjinën, pavarësisht se unë jam lindur dhe rritur në Tiranë”, tha ai për emisionin “Pushime On Top”.

Gjithashtu, gazetari dha më shumë detaje për jetën e tij personale dhe për arsyen pse ka vendosur ta mbajë larg syve të publikut vajzën e zemrës.

“Është zgjedhje e të dyve, është zgjedhje edhe e imja për t’i mbajtur gjërat e mia për vete. Është më bukur kur ti gjërat private i mban për veten tënde. Njerëzit mua më njohin për Marinin që ka dëshirë të zbulojë Shqipërinë, për të sjellë ato vështirësitë, problemet, për të sjellë ato gjërat e bukura.

Dhe Marinin e kanë zgjedhur për këtë pjesë, kurse pjesa private nuk është një gjë që do të ishte në interesin e njerëzve”, u shpreh gazetari.

Më shumë




spot_img








spot_img