Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Së shpejt nis “Dance with me”, zbulohen 5 çiftet konkurruese

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Dance With Me” do të rinisë në sezonin e ri televiziv në “TV Klan”.

 

Deri tani janë zbuluar 5 çiftet që do të konkurrojnë në edicionin e 3-të të këtij spektakli kërcimi. Gjithçka është thuajse gati por, një prej konkurrentëve, Linda Rei, deri më tani nuk ka partner. Tre ish-konkurrentë të “Big Brother” do të konkurrojnë tani në “Dance With Me”. 

Çifti Xheni-Benardi u njoh në BB, Benardi i propozoi Xhenit përpara disa ditësh dhe tani, konkurrojnë në disiplinën e kërcimit si të fejuar. Gjithashtu, konkurrente do të jetë ish-banorja e “Big Brother 8”, Xhensila Pere, që do të konkurrojë në krah të modelit apo reperit muskuloz Trim Jetullahu. Aktorja e “Top Channel”, Ana Lika, dhe moderatori i IN Tv, Albi Isakaj, do të konkurrojnë bashkë, shkruan Anabel.

Moderatorja Fiori Dardha do të jetë çift në kërcim me violinçelistin Iljard Shaba, ndërsa këngëtarja Rovena Stefa do të konkurrojë me moderatorin e “Klan Kosova”, Meriton Mjekiqi.

Megjithatë, një tjetër konkurrente e këtij edicioni do të jetë Linda Rei, artistja e makeup-it që kohëve të fundit, është bërë objekt i mediave për fejesën me një biznesmen shqiptar me banim në Zvicër.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img