Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“S’e panë kurrë në teatër, sot e vajtojnë”, Ina ironizon zinë për Mirush Kabashin

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria humbi sot një tjetër artist të madh.

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75-vjeçare. Artistë dhe politikanë shprehën ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe publikut për këtë humbje të madhe.

Të shumta ishin reagimet edhe nga qytetarë të thjeshtë, të cilët nëpërmjet postimeve shprehën keqardhjen e tyre për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Mirush Kabashi.

LEXO EDHE: Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

Por, reagimet e tepruara dhe vajtimi në rrjetet sociale për vdekjen e Mirush Kabashit kanë revoltuar Ina Kollçakun.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ina Kollcaku ngre pyetjen, se sa “të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli dhe nuk i shkuan jë herë ta shihnin në teatër”.

Më tej Ina thotë se është tmerruar aq sa është impresionuar nga traditat shqiptare pas vdekjes, siç është vajtimi dhe zija.

“Traditat tona pas vdekjes, vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa më impresionojnë. Ndoshta katarsisi që kalojmë në atë proces është i nevojshëm aq sa edhe tronditës! Gjithmonë më ka inatosur vetëm diçka. Sa të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli. Asosacioni i sotëm për gjithë ata që mendojnë se kanë të drejtë të postojnë Mirush Kabashin dhe pse nuk e panë kurrë në teatër! Sa të drejtë morale kanë?”, shkruan Ina Kollcaku në Instragram.

Aktori Mirush Kabashi u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare. Lajmin e hidhur e bënë të ditur vetë familjarët e aktorit, duke thënë se ai vdiq pas mesnatë më 5 dhjetor në Tiranë.

Homazhet për të madhin Mirush Kabashi do të mbahen ditën e mërkurë, datë 06.12.2023, ora 10:00-13:00, në hollin e Muzeu Historik Kombëtar.

LEXO EDHE: “Erdhi në ditëlindjen time”, aktorja mes lotësh kujton takimin e fundit me Kabashin

LEXO EDHE: Shuhet i madhi Mirush Kabashi, Begaj: Lamtumirë, ‘Nder i Kombit’

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese