Hapësire reklamuese

Politikë

Se mos plas te të gjitha primaret? Balliu për incidentin në Laç: Është rast sporadik, PD do hetojë dhe do marrë masa

Shkruar nga Newsbomb
Se mos plas te të gjitha primaret? Balliu për incidentin në

Një konflikt për kandidatët e primareve në qytetin e Laçit ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme pranë degës së PD-së, fatmirësisht pa viktima.

Lidhur me këtë incident, ish-deputeti Klevis Balliu tha se Partia Demokratike do të hetojë si dhe do të marrë masat për ngjarjen, për të cilën ai tha se është e rëndë dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rast.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili, se mos ndoshta konflikte të tilla për kandidatët e primareve përhapen në të gjithë vendin, Balliu tha se kjo është një ngjarje sporadike.

“Nuk ka asnjë justifikim jo vetëm qëllimi në ajër po edhe mbajtja e armës në një mbledhje politike, sidomos në Partinë Demokratike që i ka dënuar këto ngjarje. Është një rast që ne jo vetëm e dënojmë por edhe do të ketë një hetim për marrjen e masave. Duhet parë se çfarë ka ndodhur dhe se në çfarë gjendje ishte personi.

Por në të gjitha rastet, është e papranueshme kjo ngjarjes. S’ka asnjë arsye pse ai person duhet të ketë armë me vete, vetëm nëse ka arsyet e veta, problemet e veta, por këto në asnjë rast nuk janë pjesë e partisë. Është një rast sporadik. Jam i informuar për çfarë ka ndodhur, dhe në vijim do të kemi më shumë informacion”, u shpreh Balliu.

Lexo edhe: Plas arma gjatë takimit të Partisë Demokratike për kandidatët e primareve në Laç (EMRAT-DETAJE)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.