Hapësire reklamuese

Politikë

“Së fundmi fillon beteja”, Ristani: Deklarata e Bashës ishte ofenduese, paskemi ardhur vërdallë kot…

Shkruar nga Newsbomb
“Së fundmi fillon beteja”, Ristani: Deklarata e Bashës

Ish-deputeti i  Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar këtë mbrëmje deklartatën e Lulzim Bashës, ku tha se “beteja tani vazhdon”, ku u shpreh se kjo është një ofendim.

Ristani u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha e ka udhëhequr partinë vetëm në humbje, qysh nga viti 2017 dhe me strategji të gabuara.

“Ajo që tha Basha së fundmi se tani fillon beteja. Kjo është ofendim sepse ne paskemi ardhur vërdallë kot dhe nuk paskemi bërë betejë. Basha e ka udhëhequr partinë vetëm në humbje, qysh nga 2017, me strategji të gabuara”, tha Ristani.

Sipas tij humbja e Bashës ishte e paralajmëruar dhe se u mbështet vetëm tek pakënaqësia ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Së fundmi erdhi edhe një humbje e paralajmëruar. Të gjitha rrethanat po t'i analizosh nuk të çonin në fitore. Pakënaqësia ndaj Ramës nuk bën baraz fitore. Pakënaqësia ndaj Ramës duhej shoqëruar me një PD të mirëorganizuar dhe një lider karizmatik dhe një ekip i mirë”, u shpreh Arben Ristani për Ora Neës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll