Ka dalë para Gjykatës së Tiranës Arben Mema, i cili më 25 prill hyri në Sheshin “Skënderbej”, dhe tentoi me makinën të shtypte qytetarët.
Bëhet me dije se para Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për autorin.
Mësohet se para togave të zeza Mema ka thënë se nuk e bëri me të keq dhe se makina i kishte dalë jashtë kontrollit.
“Se bëra me të keq, do ikja djathtas, mu kthye makina majtas. S’më ka dalë ende pija, më doli makina jashtë kontrollit”- tha Arben Mema.
*Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Arben Memën.