Hapësire reklamuese

Politikë

“S’do përfitojnë zyrtarët e korruptuar nga amnistia”, Manja: Bardhi është genjeshtar

Shkruar nga Newsbomb
“S’do përfitojnë zyrtarët e korruptuar nga

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja jashtë Kuvendit për gazetarët foli për vendimin e socialistëve për të tërhequr nga seanca e sotme projektligjin për amnistinë penale.

Manja nuk kurseu sulmet ndaj opozitës duke i quajtur gënjështrë pasi thanë se do liroheshin zyrtarët e korruptuar përmes amnistinsë. Ministri madje u shpreh i sigurt se amnistia do arrijë të marrë 90 vota në Kuvend, nga 84 që i duhen, teksa tha se ata nuk kërkojnë as votën e Lulzim Bashës, as të Rithemelimit, por të deputëtëve të përgjegjshëm.

“E kemi bërë të qartë që nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një nga ato gënjeshtarët e kishit pak përpara këtu që tha se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar.

Nuk u ve faj sepse këto ditë ata janë bërë bashkë gjasme, për të shpalosur programin. Mos prisni gjë të vërtetë nga ato, është bërë bashkë me Nokën, dhe e vërteta ka ikur në drejtim të paditur.

Nuk duam një amnisti me vota të kondicionuara. E kemi për detyrë të japim votën për këtë akt dëshire, humanizmi, janë 700 burra dhe gra që presin nga ky akt dëshire. Ka mbi 4 vite që ky parlament nuk ka bërë amnisti. Nuk dua votat e Lulzim Bashës me kusht. Dua votat e kuvendit të Shqipërisë të lexojnë ligjin. Votat janë aty në sallë. Do ketë mbi 90 vota ky ligj, ka deputetët të përgjegjës në atë sallë.

Këta nuk e dinë se votat fitohen kur mbahën premtimet. Kjo është një amnisti që e ka Kushtetuta e Shqipërisë. Lulzim Basha ka ka kërkuar amnisti vetëm për protestuesit. Këta janë të pandershëm”< tha Manja ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese