Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

“S’do merresha me politikë, kisha vëth në vesh”, çfarë u tha Rama dje studentëve në Prishtinë, si dukej kryeministri në vitin 1999

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij dje në Prishtinë, ka zhvilluar dhe një takim me studentë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka thënë se nëse nuk do të kishte lindur në Shqipëri, nuk do të ishte marrë me politikë.

“Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do të isha marrë me politike sikur të kisha lindur në Franca, Angli apo gjermani, as s’do të isha marrë me politike në Shqipëri po mos të kishte qenë historia, që më përfshi pa menduar se unë një ditë do të vishja kostum.

Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vëth në veshë. Kam pasur dhembët origjinale, se këto që shihni nuk janë, pasi janë të prodhuara nga dentisti. Unë kam pasur flokë më të gjata se sa ju këtë”, u ka thënë Edi Rama dje studentëve të Prishtinës.

Newsbomb.al ka siguruar një foto të viteve 1999, kur kryeministri Edi Rama kishte ardhur në Shqipëri dhe shfaqet me vëth në vesh. Pamje është marrë nga arkivi i filmimeve të kohës, kur ai mbante postin e ministrit të Kulturës.

243381203 293460005564730 5378482471212138252 n
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img