Kremlini njoftoi sot se gazetarët nga "vendet jomiqësore" nuk do të lejohen të akreditohen në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Këtë forum presidenti rus Vladimir Putin e përdor si një vitrinë të ekonomisë ruse për investitorët ndërkombëtarë.
Forumi në Shën Petersburg, ish-kryeqyteti perandorak i ndërtuar nga Car Pjetri i Madh 300 vjet më parë si një "dritare" drejt Evropës, mbahet që nga viti 1997.
Gazetarët perëndimorë nuk janë ndaluar asnjëherë të marrin pjesë në forum. "U vendos vërtet këtë herë që të mos akreditohen gazetarët e vendet jomiqësore," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për TASS.
"Vendet jomiqësore" është termi që përdor Moska kur i referohet vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj saj për shkak të luftës në Ukrainë.