Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

“S’do guxonin të bënin një lëvizje të tillë, nëse Trump do të ishte në pushtet”, Mike Pompeo sulmon Biden dhe e konsideron atë të dobët kundrejt Kinës

Lajme të ngjashëm

Ish-sekretari Mike Pompeo, ka deklaruar se balona, e cila po fluturon sipër tokave amerikane, nuk do të ishte akoma në ajër nëse ish-presidenti Donald Trump do të ishte në krye të vendit.

Sipas tij dështimi i Biden për të ndërmarrë vendime të menjëhershme kundër një tollumbaceje të sofistikuar tregon qartë se sa i paaftë është ai për të trajtuar një pushtim.

Zyrtarët kinezë pretendojnë se qëllimi i balonës është meteorologjik dhe se erërat mbizotëruese e hoqën atë nga kursi.

“Kjo nuk është diçka që duhet ta marrim si të mirëqenë. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë. Ata po na hetojnë kudo,” tha Pompeu për Partinë Komuniste Kineze.

Gjithashtu Pompeo ka thënë se vetëm kaq duhej për të vërtetuar se sa i dobët është Presidenti Biden, pasi në kohën kur Trump ishte në pushtet Kina kurrë nuk guxoi të rrezikonte me një lëvizje të tillë komfrontuese kundër SHBA-së.

Më shumë