Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

S’deklaroi 3.6 milionë lekë, KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Blerim Tominaj, kopsiti dosjen “Bajri”

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e ish-prokurorit të Krimeve në Tiranë, Blerim Tominaj.

Ai u shkarkua në vitin 2020 për fshehje pasurie dhe mungesë burimesh të të  ardhurave, konkretisht për për mosdeklarimin e 3.6 milionë lekëve në vitet 2011, 2012 dhe 2013.

Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte atje deri në shkrirjen e saj, në dhjetor 2019. Më pas punoi si  prokuror i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.

Problemet për Tominajn filluan me një apartament të blerë nga e motra për shumën e 2 milionë lekëve. KPK arsyetoi se çmimi ishte mjaft më i lirë se çmimi i tregut dhe 600 mijë lekë më i lirë nga sa motra e kishte blerë apartamentin.


Më shumë