Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
26 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

Scholz: Ukraina dhe Rusia ende larg negociatave të paqes, ne do të mbrojmë aleatët kundër të gjitha sulmeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ukraina dhe Rusia janë shumë larg përfundimit të luftës përmes negociatave.

Kështu u shpreh këtë të mërkurë kancelari gjerman, Olaf Scholz, duke shtuar se presidenti Vladimir Putin ende beson gabimisht se ai mund të diktojë kushtet e paqes.

albsig

spring

“E vërteta është se ne jemi larg negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë. Sepse Putini ende beson në mundësinë e një paqeje të diktuar,” tha Scholz në një fjalim para ligjvënësve gjermanë.

Scholz po ashtu tha të mërkurën se partnerët e NATO-s në Evropën Lindore mund të mbështeten te Gjermania, pasi ajo po ripajis ushtrinë e saj në mënyrë që të mund të mbrojë aleatët si dhe veten kundër të gjitha sulmeve të ardhshme.

“Në krizën më të madhe të sigurisë në Evropë për dekada, Gjermania – ekonomia më e madhe e BE-së dhe vendi më i populluar – po merr një përgjegjësi shumë të veçantë”, tha Scholz në një fjalim në parlament për samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, G7 dhe NATO-s.

“Dhe jo vetëm për sigurinë e saj, por edhe për sigurinë e aleatëve të saj,”, tha ai.

Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt, 2022 me një sulm të paprovokuar të Rusisë.

Ky sulm u pasua me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, të cilat megjithatë nuk e kanë detyruar Rusinë të ndalë sulmet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img