Hapësire reklamuese

Aktualitet

Scholz në Rinas, pas pak mbërrin kryeministri grek Micotaqis (LIDERËT QË KANË ARDHUR)

Shkruar nga Newsbomb
Scholz në Rinas, pas pak mbërrin kryeministri grek Micotaqis

Ministri i jashtëm Igli Hasani gjendet në Rinas në këto momente për të pritur kancelarin gjerman Olaf Scholz që pritet të ulet në pistë nga momenti në moment. Gjermania është kryesuesja e Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë dhe do të nisë ditën e sotme, për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Europian.

Menjëherë pas tij, në Aeroportin e Rinasit po mbërrin edhe Kyriakos Mitsotakis që mbërrin në Tiranë pas një disfate që partia e tij pati ditën e djeshme në balotazhin për lokalet.

Ndërkohë liderët e BE Ursula von der Lyen dhe Charles Michel kanë mbërritur më parë në vendin tonë. Po ashtu edhe liderët e Ballkanit, kanë mbërritur. Kryeministri Albin Kurti ka ardhur që mbrëmjen e djeshme.

Kujtojmë se presidenti francez Macron e ka shtyrë për disa orë vizitën e tij në Tiranë pas disa problemeve të brendshme që kanë ndodhur ditën e djeshme në Francë.

Në orën 11.00 nis zyrtarisht Samiti i Berlinit në Tiranë ku kryeministri Edi Rama i pret para nisjes së Samitit.

Ngjarje e madhe për Shqipërinë ndërkohë që Shqipëria në mënyrë jo pak të qëllimshme ka zgjedhur Piramidën si vendin që do të mbahet Samiti i Berlinit, që ka qenë edhe objekti arkitekturor i ideuar në nder të diktarotit Enver Hoxha në kohën e komunizmit.

Samiti i Berlinit është një iniciativë e themeluar në 2014 nga ish kancelarja gjermane Angela Merkel një avokate e zjarrtë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Nisma ka për qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit të ballkanit në BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese