Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Scholz, Macron dhe kryeministri italian shohin nga afër krimet e luftës në Irpin: Do të rindërtojmë gjithçka!

Shkruar nga Newsbomb
Scholz, Macron dhe kryeministri italian shohin nga afër krimet e

Presidenti francez Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi, kanë mbërritur ditën e sotme në Kiev për të parë nga afër krimet e luftës.

Tre liderët europianë u takuan me presidentin Volodomyr Zelensky, ku i ofruan mbështetejen e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Të shoqruar nga Zelensky ata vizituan qytetin Irpin, ku panë shkatërrimet dhe rrënojat nga forcat ruse.

Pasi u njohën nga afër me krimet e luftës  liderët u shprehën:

Scholz: "Irpin si Bucha është bërë një simbol i mizorisë së paimagjinueshme të luftës ruse dhe dhunës së pakuptimtë”.

Macron: "Ka pasur masakra dhe krime lufte. Është një qytet heroik i shënuar nga barbaria”.

Draghi : "Ne do të rindërtojmë gjithçka”.

Sondazh

Poll