Hapësire reklamuese

Bota

Scholz: Gjermania do të furnizojë Ukrainën me raketa kundërajrore

Shkruar nga Newsbomb
Scholz: Gjermania do të furnizojë Ukrainën me raketa

Gjermania do të furnizojë Ukrainën me raketa kundërajrore dhe sisteme radarësh. Lajmi ësshtë bërë me dije nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ai u tha politikanëve se qeveria e tij kishte vendosur t'i siguronte Kievit sistemin e mbrojtjes tokë-ajër me rreze të mesme, të zhvilluar nga Gjermania së bashku me vendet e tjera të NATO-s.

Scholz u shpreh gjitashtu se Gjermania do të furnizojë Ukrainën me sisteme radari për të ndihmuar në gjetjen e artilerisë ruse.

"Ne kemi ofruar vazhdimisht ndihmë që nga fillimi i luftës," u tha Scholz ligjvënësve në Bundestag.

Ditën e djeshme kancelari tha gjithashtu se vendi i tij do të dorëzojë automjete luftarake në Greqi në mënyrë që qeveria në Athinë, të mund t'i kalojë Ukrainës armë të stilit sovjetik.

Ndërkohë, ministri i  Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kaa deklaruar se Dërgimi i raketave të shumta për forcat ukrainase është një provokim i drejtëpërdrejtë.

“Dërgimi i raketave të shumta për forcat ukrainase është një provokim i drejtpërdrejtë që shënon përfshirje në konflikt”, kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov , në një konferencë për shtyp në Riad. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese