Janë zbardhur emrat e 32 efektivëve që u arrestuan pak ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, të cilët detyronin shtetas të huaj dhe shqiptarë që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.
Bëhet me dije se të arrestuarit janë:
Laert Shkëlqim Sulo
2. Ani Xhemal Hoxholli
3. Emilton Ismet Asllanaj
4. Halim Azem Shehu
5. Arben Bajram Kastrati
6. Arjan Ahmet Sokoli
7. Dashnor Ali Braha
8. Elidjana Xhevahir Toçila
9. Endrit Arben Uka
10. Fatri Bari Iseberi
11. Bedri Xhezair Duraku
12. Avni Hajredin Tershalla
13. Arben Man Goçi
14. Reni Isuf Dokolli
15. Shpëtim Qemal Cenaj
16. Atli Nazmi Jashari
17. Klevis Gani Salkurti
18. Muhamet Qemal Cengu
19. Rezarta Refat Lako
20. Vehbi Shukri Nerguti
21. Vojsava Xhevahir Selmani
22. Xhuliana Kastriot Maksutaj
23. Fatri Ruzhdi Braha
24. Arta Myfit Rredhaj
25. Gezim Haxhi Duraku
26. Haqif Elmaz Halilaj.
27. Kapllan Qazim Dogjani
28. Mimoza Reshat Shahinaj (Ismailaj).
29. Xhaferr Bislim Elezi
30. Sazan Elez Ibra
31. Sule Demir Onuzi
32. Urim Ismal Lami (Elezi)
Policën në doganën kufitare janë arrestuar me urdhër të SPAK. Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,“Korrupsioni
pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndërsa sot pritet që të jepet dhe masa e sigurisë.