Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

“Sazan Guri u vendos gjoba subjekteve me kusht që t’i mos i padisë”, akuza e rëndë drejtuar ambientalistit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Organizata “Për Universitetin” mesa duket do t’i shkojë deri në fund kërkesës për të penguar realizimin e reformës së arsimit të lartë në universitetet shqiptare. Në qendër të kritikave të kësaj organizate nuk janë vënë vetëm kryeministri Edi Rama apo ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, por së fundmi edhe ambientalisti i njohur Sazan Guri.

Një person aktiv i Shoqërisë Civile, Sazan Guri nuk është përfshirë në protestën e studentëve, çka mesa duket i ka revoltuar ata. Në mesazhin që grupi i hakersave “RedAnons_Al” kanë lënë në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit përmendet edhe emri i Sazan Gurit.

Guri akuzohet se vendos gjoba ndaj individëve apo subjekteve të ndryshme që dëmtojnë ambientin, me kushtin që ky të mos i padisë publikisht. Në mesazh, Sazan Gurit i bëhet thirrje që të ndalojë këto praktika dhe të rikthehet në pozicionin e tij si një zë kundër abuzimit. Madje, ai paralajmërohet se në rast se kundërshton ato që janë shkruajtur për të, atëherë denoncimet nuk do të ndalen.

“Po përfitojmë nga ky rast për të bërë një denoncim ndaj një njeriu që shumë njerëz mund ta shohin si një njeri pozitiv, ashtu siç mendonim dhe ne. Ndoshta nuk ka lidhje me sulmin e sotëm por duam t’i hapim sytë shoqërisë ndaj ujqërve të veshur si dele. Ai është Sazan Guri, një ambientalist që “shqetësohet” për mjedisin që na rrethon. Ky njeri, që tashmë e shohim me shumë neveri, u vendos gjoba individëve apo subjekteve që dëmtojnë mjedisin me kusht që ky të mos i padisë. Sazan Guri, por të drejtohemi ty, ne dinim që edhe të të denonconim në prokurori, siç kemi bërë me të tjerët që shfrytëzojnë njerëzit apo postin për të bërë padrejtësi. Por të paralajmërojmë në mënyrë që të ndalosh praktikat e tuaja, dhe Shqipëria të mos humbasi një zë për këto çështje. Tashmë sytë janë nga ti. Fillo të jesh ashtu siç të kemi parë deri para pak kohësh si një njeri i drejtë dhe mbrojtësi i kauzave që ja vlejnë për mjedisin që na rrethon. Ta dish që nqs përgënjeshton me forcë këto që thamë ne, do të të kundërpërgjigjemi po me forcë, e ne bëjmë çmos që të mbajmë premtimet”, thuhet në njoftimin e grupit të hakerave.

Lexo edhe: Studentët në aksion, hakerohet faqja e Ministrisë së Arsimit, mesazh të gjatë për protestën

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img