Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Saviano sulmon “Turqinë e re” të Erdogan: Mutlu Kaya, një goditje në kokë për të ndalur një talent

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

48a412e391fc64efde498a5e52c82be8

Roberto Saviano i ka dedikuar një artikull të tërë rastit të vajzës 19-vjeçare e cila u godit me pistoletë në kokë nga persona të paidentifikuar, në momentin kur ajo vendosi të marrë pjesë në një talent show në Turqi. Saviano shkruan se kjo është “Turqia e re”’ e Erdoganit  ku bukuria dhe artit terrorizojnë islamizmin radikal. Dhe vendi nuk është një vend për gratë.

“Turqi vazhdojnë sulmet për gratë që kërkojnë pavarësinë. Bukuria dhe arti terrorizojnë islamizmin radikal.

Të pasurit talent dhe të demostruarit atë për një grua turke, kjo do të thotë të rrezikojë jetën. Mutlu Kaya, 19 vjeç nga  Dijarbakir, nuk është vetëm e bukur, ajo gjithashtu ka dhuratën e zërit. Një zë që nuk i humbi  këngëtarit Sibel Can, artisti i njohur i cili kishte bindur Mutlu për të marrë pjesë në show-n e talenteve në Turqi. Natën e diel Mutlu ishte duke u përgatitur për të shkuar në TV, kur ndoshta tre a katër njerëz  me një pistoletë e goditën në kokë. Mutlu është duke vdekur. Ai që qëlloi do jetë dikush i familjes së saj, policia po heton një nga të afërmit e fisit të të atit. Mutlu kishte frikë. Që nga marsi, pasi shprehu një dëshirë për të marrë pjesë në transmetim, ajo kishte marrë kërcënime me vdekje. I dashuri i saj,  i cili u ndalua dhe më pas u la i lirë tha: Unë nuk doja që ajo të shkonte në televizion por nuk e qëllova unë. Unë e doja”.

Në “Turqinë e re” të Erdogan, bukuria dhe artit terrorizojnë islamizmin radikal. Dhe vendi nuk është një vend për gratë.

Më 14 shkurt, mijëra gra dolën në rrugët e Stambollit dhe Mersin, duke ekspozuar emrin e Ozgecan Aslan, një studente universiteti, e vrarë brutalisht në një autobus që duhej ta kthente në shtëpinë e saj. Në trupin e saj të djegur dhe hedhur në një luginë, u gjetën shenja të grushtave, shkelmave, dhe vënie duarsh në fyt. Në të njëjtën ditë trupi i një gruaje të vrarë nga burri i saj, u gjet i bërë copash “Ne nuk jemi në zi, ne jemi në revoltë” bërtiti një nga gratë turke në rrugë, në shkurt. Sipas Shoqatës për të Drejtat e Njeriut në Turqi, në vitin 2014, 296 gra u vranë, ndërsa ka pasur 776 lëndime dhe 142 kanë denoncuar dhunën dhe përdhunimet. Në 47% të rasteve gratë që janë vrarë kërkojnë pavarësi më të madhe. Mutlu ka paguar për shkak se ajo këndoi në TV.Të tregosh lumturi  madje edhe me një të qeshur, kjo mund të duket e pahijshme, jo vetëm në periferi të Turqisë , por edhe në rrugët e qyteteve të mëdha. Dhe kjo sipas një prej institucioneve më të larta, Bulent Arinç, kreu i AKP partisë islamike, tha se gratë nuk duhet të qeshin me zë të lartë në turmë. Ai u dënua nga kritika dhe nga Tëitter erdhën me mijëra hashtagë , me #kahkah (qesh)”/ Përktheu: Newsbomb.al

LEXO EDHE: Turqi, qëllohet në kokë 19-vjeçarja e talent show-t pasi vendosi të marrë pjesë në konkurs

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img