Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

‘Sauku’ mbetet problematik: Të rinjtë ‘fluturojnë’ me dyfishin e shpejtësisë, tërhiqen 16 patenta (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

9d54f562600812ef5284e07977d4eb47

Aksi Sauk-Teg vijon të mbetet problematik përsa i përket shpejtësisë tej normave të lejuara nga përdoruesit e rrugës, dhe shfrytëzimit nga të rinjtë për gara.

Policia njofton se prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar në segmentin Sauk-Teg, 16 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpëjtësi deri mbi dyfishin e normave të lejuara, të cilëve ju pezullua Leja e Drejtimit. Shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri 187 km/h.

Janë konstatuar, 19 vjeçari nga Tirana me 166 km/h, 33 vjeçari nga Durrësi me 171 km/h dhe 29 vjeçari nga Tirana me mbi dyfishin e shpejtësi me 187km/h kur dhe fluksi ishte akoma me intensitet. Gjithashtu janë vendosur 22 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese dhe për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banauara. 4 masa për manovra të rrezikshme në rrugë dhe 1 masë me vlerë maksimale pasi drejtuesi i mjetit ishte rezident në një shtet tjetër.

Kontrollet kanë vijuar duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar dhe u është perzulluara Leja e Drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit, në masë që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.46 mg/l. Sakaq, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur në masë që varionte nga 0.54 mg/l deri në 0.64 mg/l

Më shumë

spot_img