Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Satelitët mbi Shqipëri, Mimoza Hafizi: Jo efikase që të shpenzohen 6 mln euro, do qëndrojnë në vendin tonë 1 minutë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fizikantia Mimoza Hafizi teksa ka komentuar shërbimin satelitor i cili u prezantua ditën e djeshme nga kryeministri, Edi Rama, u shpreh se është jo efikase që të shpenzohen 6 milionë euro për satelitë.

Ajo theksoi se sateliti për një orë e gjysëm do të bëjë një rrotullim të plotë të të gjithë perimetrit të trajektores ku është përcaktuar dhe në vendin tonë do qëndrojë vetëm 1 minutë.

“Besoj se bëhet fjalë për satelitët e zakonshëm që hidhen në lartësinë 400 apo 500 kilometra nga Toka, që quhet orbita e ulët e satelitit, dhe satelit i tillë për një orë e gjysmë do të bëjë një rrotullim të plotë të të gjithë perimetrit të trajektores ku është përcaktuar, dhe imagjinoni për një orë e gjysmë se sa do të qëndrojë sateliti mbi Shqipëri.

Ai do qëndrojë vetëm 1 minutë. Është një objekt jo efikas. Kushton 6 milionë euro, dhe 6 milionë euro nuk e di nëse i kanë kontraktuar për një vit apo edhe për vitet tjera”, tha ajo në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania.

Më shumë




spot_img






spot_img