Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“SARS-CoV2 ka dalë aksidentalisht nga laboratori në Wuhan”, mediat italiane: Kina pranon origjinën e virusit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat italiane shkruajnë se pas më shumë e një viti e gjysme, Kina do të pranojë që virusi SARS-CoV2 ka dalë aksidentalisht nga laboratori i tyre në Wuhan. Hetimet e gjata dhe kërkimet në laboratorin ku u shënuan rastet e para me këtë virus, që pushtoi shpejt gjithë botën, pritet të dalin së shpejti dhe Kina thuhet se do pranojë origjinën e SARS-CoV2.

“SARS-CoV2 ka dalë aksidentalisht nga laboratori në Wuhan.”

Ky është verisoni, sipas mediave italiane, i cili do të pranohet nga Kina, të cilin dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës janë gati po ashtu ta pranojnë. Madje, Amerika jo vetëm që do të pranojë deklaratën e Kinës, shkruajnë mediat, por edhe ka shprehur gatishmërinë për hetime të mëtejshme në laboratorin e Wuhanit.

Deri tani në të gjithë botën janë shënuar 191,871,446 raste pozitive me Covid-19, prej të cilëve 4,115,868 kanë vdekur dhe 174,686,717 janë rikuperuar.

Në Kinë pretendojnë se vetëm kohët e fundit kanë mësuar se virusi ka dalë nga një laborator i tyre, dhe për shkencëtarët dhe studiuesit që kanë mbajtur të fshehtë këtë fakt, do të ketë ndjekje penale. Edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë indicje për zhvillime të mëvonshme.

Drejtori i OBSH Tedros Ghebreyesus, pak ditë më parë ka thënë se do të dërgojnë një mision të ri në Kinë, pasi më herët kanë konstatuar se ka pasur shtytje të pajustifikueshme të afatit, për të përjashtuar teorinë që virusi ka dalë nga një laborator kinez.

“Ne kemi nevojë për një mision të ri në Kinë , për të vazhduar kërkimet mbi origjinën e koronavirusit, madje edhe në laboratorë. Kemi konstatuar që kishte një shtytje të pajustifikueshme të afatit, për të përjashtuar teorinë që virusi ka dalë nga një laborator kinez. Në fillim të pandemisë nuk u ndanë të gjitha të dhënat. Ne kërkojmë që Kina të jetë e hapur, transparente dhe bashkëpunuese në këtë drejtim. Ne u detyrohemi për të vërtetën miliona viktimave nga ky virus”, është shprehur Ghebreyesus.

Më shumë

spot_img
spot_img