Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sarkozy shpallet fajtor, ish-presidenti francez do vuaj dënimin në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Sarkozy shpallet fajtor, ish-presidenti francez do vuaj dënimin në

Gjykata e Apelit në Paris ka shpallur fajtor ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy për financim të paligjshëm të fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës të shkollës së parë në vitin 2021 duke e lënë fajtor dhe dënuar më një vit burg. Por gjysma e dënimit u pezullua, ndërsa gjysmën tjetër ish-presidenti francez do e vuaj në shtëpi me monitorim përmes byzylykut elektronik.

Nicolas Sarkozy, ishte president i Francës për një mandat nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai gjithmonë ka mohuar akuzat se partia e tij Republikane, e njohur atëherë si UMP, bashkëpunoi me agjencinë e marrëdhënieve me publikun Bigmalion për të fshehur fondet dhe sa shpenzimet e vërteta të fushatës presidenciale.

Edhe gjatë seancës e cila u mbajt këtë të mërkurë, Sarkozi mohoi fajin personal, por fajësoi disa anëtarë të ekipit të tij zgjedhor. Sarkozy i tha gjykatës se nuk ishte i përfshirë në logjistikën e fushatës së tij dhe nuk e dinte se si u shpenzuan paratë gjatë zgjedhjeve.

"Unë nuk kam zgjedhur asnjë furnizues, nuk kam nënshkruar asnjë ofertë, asnjë faturë të vetme”, - tha në gjykatë.

Në Francë ka masa të rrepta që kufizojnë shpenzimet për fushatën zgjedhore.

Sarkozi edhe pas përfundimit të mandatit tij presidencial, mbeti një figurë politike me ndikim në qarqet konservatore franceze dhe është në marrëdhënie miqësore me presidentin aktual francez, Emmanuel Macron pavarësisht një sërë gjykimesh dhe hetimesh lidhur me çështje të ndryshme ligjore që lidhen me financimin e fushatës zgjedhore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese