Hapësire reklamuese

Social Bomb

Sarkazma e Enton Abilekajt: Rama si Vurko te komedia e Çajupit, me nekrologji-homazhe mund të sigurojë bukën në të ardhmen

Shkruar nga Newsbomb
Abilekaj-Rama

Analisti Enton Abilekaj ironizon keq Ramën për rubrikën e tij më të fundit të homazheve ku kujton personalitetet e vendit që janë ndarë nga jeta por që kanë dhënë kontribut të vyer në fushat e tyre.

Abilekaj e krahason Ramën me Vurkon e komedisë së Çajupit dhe thotë se me nekrologjitë-homazhet e tij, mund të sigurojë bukën në të ardhmen.

“Edi Rama është kthyer nga pushimet me gjithë stilin e tij të shkëlqyer të të shkruarit. Në kushtet e refuzimit dhe mosbesimit që e rrethojnë kudo që shkon është rikthyer tek pika e tij më e fortë/ Edhe nëse nuk ia mbush njeriut mendjen si Kryeministër, si lëvrues I shkëlqyer I gjuhës nuk mund të shahet.

Vetëm se këtë herë ka një gjë të vecantë, zhanri që po lëvron është nekrologjia. Ai vetë e quan homazh dhe qëllon të jetë I tillë në ndonjë rast, por më shumë ngjajnë me nektrologjinë e Vurkos së gazetës “Rrufeja” tek “Pas vdekjes”, komedia brilante e Cajupit.

Vurkua që bënte nekrologjitë, arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e doctor Adham-Utit (I njohur si Adhamudhi), I cili ia kërkoi një sa ishte gjallë. Me nekrologjitë-homazhe, Rama mund të sigurojë bukën në të ardhmen. Një ide që mund ta marrë parasysh meqënëse ka dhënë disa variante për jetën e tretë.

Ndryshe nga tekstet panegjirike të Vurkos, Edi Rama zgjedh të jetë pak kritik, madje një gjykues që nuk dyshon fare në atë që thotë. Si kritik arti këtu calon, por si autor nekrologjie është I pakonkurueshëm”, shkruan Abilekaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu