
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka postuar sot disa foto nga Saranda e bukur.
Në pamjet e bëra publike nga vetë Gjiknuri shihen qartë punimet që janë duke u bërë në shëtitoren e Sarandës, e cila mirëpret mijëra turistë vendas dhe të huaj në sezonin e verës.
Thjesht ‘SARANDA’ shkruan Gjiknuri krahas fotove duke e shoqëruar me një zemër të kuqe që tregon se deputeti socialist ka një simpati dhe dashuri të madhe për këtë qytet.