Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sarandë, vetëdigjet me benzinë një person

Shkruar nga Newsbomb

Një person i ka vënë flakën vetes pasi është spërkatur me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë në Lagjen 4 të qytetit të Sarandës.

Personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar në spital por ka ndërruar jetë për shkak të djegieve të shumta në trup. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që e çuan drejt vetëvrasjes.

Viktima është i seksit mashkull rreth 30-40 vjeç. Pranë trupit të pajetë u gjet një kapele dhe një bidon me benzinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.