Hapësire reklamuese

Aktualitet

SARANDË/ I fejuari e bindi të denonconte MONSTRËN që e kishte përdhunuar që në vegjëli, trondit 17-vjeçarja me dëshminë: S’i tregoja njeriu se më vinte turp! Plaku: Nuk ishte e virgjër

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një histori tjetër përdhunimi, si një kambanë alarmi për plagët e fshehura por të thella në shoqërinë shqiptare.

Një vajzë 17 vjeçe nga Saranda ka vendosur që të denoncojë abuzuesin e saj Barjam Tusha, 72 vjeç i cili ka përdhunuar adoleshenten qëkur ajo ishte 13-vjeçe.

Por në gjithë këtë histori ka rol edhe i fejuari i vajzës i cili pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur e bindi ta denonconte në polici monstrën duke i thënë se ajo që kishte bërë i moshuari, quhej pedofili.

Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza u ka rrëfyer oficerëve të policisë se ishte abuzuar nga i moshuari por i kishte ardhur turp t’ia tregonte ndokujt këtë, derisa vendosi t’ia rrëfente partnerit të saj.

“Më bindi i dashuri im, më tha se kjo gjë nuk është normale dhe se ai është një abuzues fëmijësh,” ka treguar 17 vjeçarja e cila siç ka rrëfyer në polici më herët, bashkë me prindërit e saj kanë jetuar me qera në shtëpinë e 72 vjeçarit abuzues.

Por më vonë ata ndërtuan shtëpinë e tyre dhe u larguan.

“Kur ne ndërtuam shtëpinë tonë u larguam dhe jetojmë në të njëjtën lagje, prindërve u vinte keq dhe më dërgonin shpesh t’i bëja ndonjë punë e t’i laja ndonjë pjatë, por ai abuzoi me mua dhe unë nuk i tregoja dot askujt se më vinte turp,” u ka thënë më tej vajza oficerëve të policisë të cilët kanë marrë në pyetje një sërë personazhesh për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Vetë 72-vjeçari fillimisht ka deklaruar se vajza e ka ‘provokuar vetë, zhvishej para tij dhe nuk ishte as e virgjer’.

Ndërsa kur oficerët janë larguar i ka kërkuar 17-vjeçares të tërheqë kallëzimin, gjë që sigurisht është filmuar nga kamerat, me zë dhe figurë dhe tanimë është marrë për llogari të hetimit.

72-vjeçari, tashmë ka mbi supe akuzën e rëndë  "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur".

LEXO EDHE: Abuzonte seksualisht me një të mitur, arrestohet 72-vjeçari në Sarandë (EMRI)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll