Hapësire reklamuese

Aktualitet

Saranda ‘pushtohet’ nga jahtet SUPERLUKSOZE, ankorohet 'xhevahiri' 110 milionë dollarë i biznesmenit të fuqishëm anglez (FOTO-EMRI-KARRIERA)

Shkruar nga Newsbomb
Jahti 'Elandess' në portin e Sarandës

Saranda u bë destinacion i një tjetër jahti. Në portin e saj u ankorua jahti luksoz i biznesmenit në fushën këmbimit monetar dhe filantropit Sir Lloyd Dorfman.

Sipas të dhënave në internet, jahti superluksoz i 67-vjeçarit kushton plot 110 milionë dollarë dhe ka gjatësi 74.5 m. Kapaciteti total i personave që mund të akomodohen në ‘’Elandess’’ është 36 veta (24 ekuipazhi dhe 12 udhëtarë).

Nuk dihet se cilët persona ndodhen aktualisht në bordin e jahtit.

Kush është Sir Lloyd Dorfman?
Shpejtësia maksimale që mund të arrijë jahti në fjalë është rreth 25 km/h.

Interesant është fakti se filantropi nuk ka kryer arsim të lartë, por ka ndjekur studimet në shkollën e pavarur të Shën Paulit në Londër.

Ai e nisi karrierën si sipërmarrës në fushën e shkëmbimeve tregtare duke krijuar kompaninë ‘’Travelex Group’’ në vitin 1976 në një dyqan të vogël në qendër të Londrës. Më pas, Dorfman e zgjeroi aktivitetin e tij në Belgjikë dhe Hollandë. Ai arriti të siguronte kontratë për hapjen e terminalit 4 të aeroportit ‘’Heathroë’’.

Në vitin 2001, lordi britanik arriti ta klasifikonte kompaninë e tij si biznesin jo-bankar më të fuqishëm në botë në fushën e shkëmbimeve tregtare. Për arritjet dhe kontributin në fushën e biznesit, ai mori titullin ‘’sir’’ në vitin 2008 nga Mbretëresha e Anglisë.

67-vjeçari është pjesë e Bordit Këshillues të Biznesit për Kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan. Prej 12 vitesh, ai ushtron dhe aktivitetin e bamirësisë.

27-Sir-Lloyd-Dorfman-1024x640.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese