Ish-banorja e "Big Brother", Sara Gjordeni ka treguar se partneri i saj Bardhi nuk ka më kontakte me menaxherin, Jetmir Agaj. Sipas saj, ka qenë pikërisht Jetmiri ai që e ka nxjerr Bardhin nga shtëpia, duke e traumatizuar për sëmundjen e nënës.
“As Bardhi nuk ka kontakt me menaxherin. Mendoj se Bardhi ka pasur mjaftueshëm arsye, pa ndikimin tim, për të arritur në konkluzionet e veta”, është shprehur Sara. Ajo ka sqaruar se komentet e menaxherit të Bardhit kanë qenë ofenduese për çiftin, pasi ai nuk e dinte situatën mes tyre.
“Kam vënë re diçka që më ka shqetësuar shumë, edhe Bardhin pasi ka dalë nga shtëpia, kanë qenë statuset e njëpasnjëshme të menaxherit të tij që na kanë shqetësuar realisht shumë, sepse kanë qenë ofenduese, fyese, poshtëruese. Ishte një postim që thoshte ti Bardhi kur të dalësh do të dëgjosh këngët dhe do qash. Bardhi nuk ka qenë okej me këto deklarata kur ka dalë. Normalisht, nuk mund të kem marrëdhënie të mirë me dikë, që është shprehur në mënyrë të tillë pa më njohur dhe pa e ditur situatën me Bardhin”, tha Sara.
Në një intervistë për emisionin “MeKast” të Megi Pojanin, ajo u shpreh se ishte në dijeni të faktit se Bardhin do ta nxirrnin nga shtëpia.
“Unë dija që Bardhi do të dilte atë ditë, e dija paraprakisht. E dija edhe për gjendjen e nënës së tij. Por, mënyra se si Bardhi u nxor ishte pak traumatike për të. Por, kam pritur që menaxhmenti i tij ta nxirrte më parë nëse ishte për ta nxjerrë, jo gjatë Prime-t. Jo në mënyrë aq traumatike, se ai po dridhej në studio kur arriti”, ka treguar Sara Gjordeni.