Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Sara merr dron nga ish i dashuri boksier, Bardhi ia kthen: Sa djalë i mirë qenka

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme moderatores Sara Gjordeni i është dërguar një dron në shtëpinë e Big Brother.

Teksa ishte duke qëndruar në oborr me banorët e tjerë, ishte vetë Sara ajo që pa dronin e para. Lajmin e ka ndarë për fansat gazetari Andi Vrapi.

Ai shkruan se ne dron shkruhej "kampion bote", duke nënkuptuar se bëhej fjalë për ish të dashurin Jurgen Uldedaj. Sara është emocionuar jashtë mase dhe ka nisur të qajë. Dronin moderatorja e ka kuptuar si një mesazh që gjithçka është në rregull mes tyre, pavarësisht se kjo e fundit ka nisur një lidhje me këngëtarin Bardhi.

Pavarësisht se nuk dihet se kush është personi që e ka dërguar dronin, Bardhi e ka marrë me sportivitet situatën, madje e ka etiketuar ish të dashurin e Sarës si një "djalë i mirë".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese