Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sapo zbarkoi në aeroport 32 vjeçari shqiptar kapet nga policia italiane, ishte shpallur në kërkim për prostitucion dhe drogë

Shkruar nga Newsbomb

Sapo mbërriti në aeroportin e Orios, policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili ishte në kërkim për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë 32 vjeçari Erjon Hysenaj. Në qershor të vitit të kaluar, policia italiane organizoi operacionin anti-prostitucion dhe anti-drogë të quajtur "Telepass" dhe përveç të arrestuarve kishin shpallur në kërkim Erjon Hysenaj dhe 26 vjeçarin Haxhi Mulaj. Ky i fundit ndodhet akoma në arrati dhe kërkohet nga policia.

Sipas hetuesve, të dy shqiptarët ishin pjesë e organizatës kriminale me origjinë shqiptare, e cila së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë rumunë dhe italianë, ishin dedikuar për shfrytëzimin e prostitucionit përgjatë rrugës Emilia, midis Reggio dhe Parma, por edhe me aktivitete në trafikun e drogës, si dhe vjedhje shtëpish dhe grabitje. Kreu i grupit kriminal është një shqiptar, i cili është duke vuajtur dënimin në burg. Hetimi filloi në vitin 2006 dhe çoi në arrestimin e 17 personave, pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll