Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Sapo pa policinë, mbylli menjëherë portën e lokalit ku po bëhej dasma, 10 milion lekë dhe procedim për menaxheren e lokalit në Shkodër

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eb62ff8968cf206ff0f0a228147c9e46

Organizon dasëm në ambientet e lokalit në kundërshtim me Aktin Normativ, procedohet me masë administrative 1 milion lekë të reja menaxherja e një lokali në Shkodër.

Njëkohësisht menaxherja e lokalit, E.N., 25 vjeçe, procedohet edhe penalisht për kundërshtim të forcave policore.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, pas njoftimit të marrë në Polici se në nje lokal po organizohet dasëm, menjëherë është bërë verifikimi duke shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që kanë mbërritur forcat policore shtetasja E. N., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, si menaxhere e këtij subjekti, ka mbyllur portën hyrëse duke penguar forcat e policisë të futen në ambientet e brendshme për kontroll, në kuadër të masave anticovid.

Nga strukturat e Policisë janë kryer veprimet hetimore ku është proceduar ne gjëndje të lirë shtetasja E. N., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, është marrë masa administrative ndaj këtij subjekti me 1 milion lekë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img