Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sapo pa policinë ja “futi vrapit” për të fshehur kanabisin, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është kapur në flagrancë me një sasi me lëndë narkotike.

Shtetasi me ininciale S.Rr, sapo ka parë efektivët e policisë ka tentuar të fshehë sasinë me lënë narkotike të dyshuar kanabis, ndërkohë që janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit D. H., 30 vjeç dhe F. K., 20 vjeç për “Moskallëzim të krimit”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Rr., 23 vjeç, pasi në rrugën “Sefarin Franku” sapo ka parë punonjësit e policisë ka tentuar të fshehë një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit D. H., 30 vjeç dhe F. K., 20 vjeç, të pranishëm në vendngjarje.”

Gjithashtu, në prangat e uniformave blu kanë rënë dhe shtatë shtetas të tjerë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Rr., 23 vjeç, pasi në rrugën “Sefarin Franku” sapo ka parë punonjësit e policisë ka tentuar të fshehë një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit D. H., 30 vjeç dhe F. K., 20 vjeç, të pranishëm në vendngjarje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 48 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Sh., 34 vjeç dhe shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit J. F., 44 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa sende personale dhe navigatorin e mjetit në pronësi të shtetasit S.M. Nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas me datë 02.04.2021, kanë vjedhur navigatorin e mjetit në pronësi të shtetasit R.D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në zbatim të planit të masave për  kontrollin e terrorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e këtij shtetasi u konstatuan disa fidanë të dyshuara cannabis sattiva.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. L., 44 vjeç, B. Z., 56 vjeç dhe L. H., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

R. L., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img