Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sapo dolën nga seanca e divorcit, burri qëllon për vdekje gruan para Gjykatës së Elbasanit, nga breshëria e kallashnikovit plagoset dhe një kalimtar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grua 54 vjeçe, e identifikuara si Liljana Buzo ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Elbasan, si pasojë e goditjes me armë zjarri. Mësohet se ajo është qëlluar me breshëri plumbash nga bashkëshorti i saj, 58 vjeç Koço Buzo.

Paraprakisht, bëhet me dije se çifti ishte në proces divorci dhe sapo kishin dalë nga seanca gjyqësore. Pak metra larg derës së Gjykatës së Elbasanit, 58 vjeçari që ka qenë më parë dhe polic, ka qëlluar gruan me breshëri plumbash.

Ndërkohë, nga breshëria e plumbave është plagosur dhe avokati i viktimës Liljana Buzo, shtetasi Gëzim Toçila 57 vjeç, si dhe një kalimtar i rastit i identifikuar si Adriatik Kolaj 58 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se i pranishëm aty ka qenë dhe një efektiv Policie pasi aty është dhe Drejtoria e Policisë së Elbasanit, por 58 vjeçari ka qëlluar dhe drejt tij. Fatmirësisht, polici ka arritur të shmangë plumbat.

Screenshot 24 2
Autori

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Foto nga vendgjarja:

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img