Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sanremo 2024/ Pas 10 vitesh triumfon një grua, Angelina Mango fiton Festivalin

Shkruar nga Newsbomb

Angelina Mango, vajza 22 vjeçare me "La noia" ose “Mërzia” u shpall fituese e Festivalin të Sanremos 2024.

Në vendin e dytë u rendit Geolier me "I p'me tu p'te", ndërsa e treta ishte Annalisa me këngën me titull "Sinceramente".

E veçanta e ketyre finalistëve ishte se të tre vendet e para u fituan nga artistët e rinj, nga gjeneratat e reja të muzikës. Edhe këngët me të cilat ata u përfaqësuan ishin muzikë e trendeve moderne.

Fituesaj e çmimit të parë, Angelina Mango do të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2024 , i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 11 maj në Malmo të Suedisë.

Artistja e re, me këngën “Mërzia” shkruar nga ajo vetë së bashku me Dario Faini dhe Francesca Calearo ka marrë 40.3% të totalit të votave, në tre mënyrat: Televotim, Press Room dhe juria e radios.

“Faleminderit shumë orkestrës, ty Amadeus, Fiorellos, ekipit tim, familjes time, faleminderit”, tha artistja 22-vjeçare pas fitores, vajza e Pino Mango dhe Laura Valente, përmes lotëve.

[caption id="attachment_785718" align="alignnone" width="747"]Angelina Mango, fituesja e Sanremo 2024 Angelina Mango, fituesja e Sanremo 2024[/caption]

Gjtihashtu fitorja nga 22-vjeçarja ishte një sukses pasi kanë kaluar 10 vite që kur një grua ka fituar Sanremo. E fundit ishte Arisa fitoi me Controvento e cila u shpall fituese në vitin 2014.

Mediat italiane shkruajnë se edicioni i 74-të i Sanremos ka qenë me të vërtetë një festival i cili do të mbahet mend gjatë me kaq shumë talent të shfaqur në të gjitha netët.

Pasi u ngjitën dhe njëherë në skenë 30 artistët që dolën nga votat e 4 nëtëve live, u mbajt sërish një votim ku doli renditja e 5 me të mirëve që kaluan në Superfinale.

Pasi u zbuluan 5 më të mirat, u mbajt një raund i ri votimi për të përcaktuar se kush do të merrte kurorën.

Votimi për këtë raund u përbë nga tre pjesë: juria e radios (33%), juria e shtypit (33%) dhe vota publike (34%).

[caption id="attachment_785719" align="alignnone" width="754"]Të dhënat nga: Përzgjedhjet Kombëtare/Sanremo 2024 Të dhënat nga: Përzgjedhjet Kombëtare/Sanremo 2024[/caption]

Festivali i 74 i Sanremos u zhvillua në Teatrin Ariston në Sanremo nga data 6 deri më 10 shkurt me dirigjimin dhe drejtimin artistik , për të pestin vit radhazi, që të dyja iu besuan Amadeus. Ky i fundit i dha mbrëmjen e djeshme lamtumirën Sanremos, ndërsa bashkëprezantoi me mikun e tij, Firoellon.

Këtë vit nga statistikat ku matet audienca, Sanremo 2024 theu rekordin e audiencës me më shumë shikueshmëri në të gjitha netët live. Vetëm para 28 viteve Sanremo ka pasur një audiencë me të lartë se ajo e këtij viti nën drejtimin e Amadeus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese