Hapësire reklamuese

Rajoni

Sanksionet e SHBA ndaj grupit kriminal në veri, paralajmëron Albin Kurti: Me kokat e krimit do të merret edhe drejtësia e Kosovës!

Shkruar nga Newsbomb
Sanksionet e SHBA ndaj grupit kriminal në veri, paralajmëron Albin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ka folur rreth vendimit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj kokave të krimit në veri, me në krye Zvonko Veselinoviçin, si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka paralajmëruar se me të sanksionuarit nga Amerika do të merret edhe sistemi i drejtësisë në Kosovë.

“Ne e kemi mirëpritur, është një vendim shumë i mirëseardhur, i cili po tregon që krimi dhe korrupsioni nuk duhet të ketë vend, jo vetëm në vendet e BE-së, por në çdo vend që aspiron që të bëhet anëtar i BE-së si puna e Kosovës.

Por, ajo çfarë duhet të bëhet në vijim, e kjo është punë e jona, është që sistemi i drejtësisë t’i përcjellë me vëmendje të gjitha vendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë informacion të bollshëm, në mënyrë që ata të mos kenë vetëm sanksione nga SHBA-ja, por të jenë të sanksionuar, hetuar, gjykuar e dënuar edhe këtu te ne”, ka deklaruar Kurti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll