Tre të rinj të paidentifikuar ende kanë hyrë sot brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga Policia në gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Ata kanë mundut të hyjnë në pjesën e Bulevardit dhe kanë shpalosur një banderole kundër kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke kërkuar sanksione ndaj tyre. “Sanksione Ramës dhe Vuçiç” kishin shkruar të rinjtë.
Më pas e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Policisë së Shtetit të cilët kanë shoqëruar në komisariat tre personat.
Banderola ku shkruhet “Sanksione Ramës dhe Vuçiç” e hartuar nga 3 të rinjtë në Tiranë
Sondazh
Poll