Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sanitarja “8 milionëshe” tek Shefqet Ndroqit , flet Rama: Nuk ka pyll pa derra, nuk mundet ta përbaltë punën e të tjerëve

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama teksa ka vizituar qendrën e re Shëndetësore Nr.1, Tiranë, ka folur edhe për skanadalin ku sanitarja e Shefqet Ndroqit, Tire Alldervishi, hiqej si infermiere dhe i ka marrë 8 mln lekë një familjarje të pacinetes e cila ishte me Covid.

Rama është shprehur se “nuk ka pyll pa derra” por që nuk duhet të mendojnë qytetarët që kjo punë funksionon në këtë mënyrë.

Ndër të tjera ai u shpreh se një person nuk mund të përbaltë punën e bluzave të bardha që rrezikojnë jetën e tyre për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve.

 “Puna e mirë e gazetarëve investigativ ka nxjerrë në pah një llum të papërtypshëm dhe njëkohësisht nuk kanë provuar përkundrazi nuk ka rezultuar se sanitarja të ishte e lidhur me mjekët dhe kjo të ishte zinxhir. Duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë njerëzit që të mos ndjekin rrugë të tilla, por patjetër që nuk ka pyll pa derre pasi në një situatë të tillë mund të ketë dhe mjekë. Por nuk duhet të mos marrim parasysh heroizmin dhe punën  e mjekëve. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm s’keni lënë njëri në rrugë, por rrezikoni jetën për ta,” tha Rama

“Një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë“, shkruan Rama në ‘Facebook’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu