Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Sandër Lleshi me pikëpyetje, Xhafaj do shkojë në punë deri…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmja e së shtunës teksa Fatmir Xhafja doli me kokën ulur nga godina e Ministrisë së Brendshme duket se nuk ka qenë hera e fundit e daljes së tij nga zyra ku shërbeu për më shumë se një vit.

Sipas ‘Panorama’ Xhafaj ka qenë edhe ditën e djeshme në punë, ndonëse ishte e dielë. Xhafaj do vazhdojë të qendrojë në detyrë deri të paktën ditën e enjte kur është parashikuar që të votohet në Kuvend dekreti i shkarkimit.

Presidenti Meta firmosi dorëheqjen e Xhafajt vetëm pak orë pasi kryeministri Rama kishte bërë publik lajmin. Por Meta ende nuk ka folur për propozimin e Ramës për të vendosur në postin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshin, këshilltarin e tij. Lidhur me këtë Presidenti ka afat 7 ditë kohë për të bërë verifikimet e mundshme dhe deri në marrjen e një vendimi nga kreu i shtetit, Sandër lleshi mbetet me pikëpyetje.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img