Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Francë. Lleshaj është takuar me homologune tij francez Christophe Castaner.
Ministri shprehet se gjatë takimit folën për bilancin e marrëdhenieve mes dy vendeve dhe piketuan hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen.
Sipas Lleshajt bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm.
“Përfundova një vizitë shumë të rëndësishme në Francë. Me Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner
Bëmë bilancin e marrëdhenieve të shkëlqyera dhe piketuam hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen.
Mbështetja e Francës për integrimin europian të Shqiperisë, bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm.
Pres me kënaqesi vizitën e Castaner në Tiranë së shpejti”, shprehet Lleshaj.