Hapësire reklamuese

Politikë

Sandër Lleshaj takohet me ish-presidentin Moisiu: Burrë shteti që edhe sot del rregullisht në zyrë

Shkruar nga Newsbomb
Sandër Lleshaj takohet me ish-presidentin Moisiu: Burrë shteti që

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, thotë se është takuar këtë të martë me ish-presidentin Alfred Moisiu. Ai e quan Moisiun një personalitet krejt i veçantë, i cili krijoi modelin e presidentit në Shqipërinë demokratike.

Më tej, Lleshaj thotë se pavarësisht viteve presidenti Moisiu del rregullisht në zyrë.

"Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takohem me Presidentin Alfred Moisiu, një personalitet krejt i veçantë, i cili krijoi modelin e presidentit në Shqipërinë demokratike; një model aq të thjeshtë e të qartë, saqë paradoksalisht, pikërisht për këtë arsye, duket askush deri më sot nuk ka arritur ta përsërisë më.

Alfred Moisiu është një burrë shteti që edhe sot del rregullisht në zyrë. Shekulli dinamik i jetës së tij nuk ka arritur që t’ia prekë as energjinë, as kthjelltësinë dhe as motivimin për të vijuar misionin në shërbim të Shqipërisë. Gëzuar 2023 President Moisiu", shprehet ish-ministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu