Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Sandër Lleshaj për protestën në PD: Mbijetesa e këtij fenomeni turpërues lidhet me stepjen e organeve të drejtësisë përballë organizatorëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për protestën që u zhvillua ditën e sotme në selinë e PD, e thirrur nga Sali Berisha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se sot nuk ndodhi asgjë e re, pasi ishte i njëjti frymëzues dhe të njëjtët ekzekutorë.

Ndër të tjera ai shkruan se ky fenomen i turpshëm vjen pasi ka një stepje të organeve të drejtësisë përballë organizatorëve të dhunës gjatë këtyre viteve.

Postimi i plotë i Lleshajt:

NUK NDODHI NDONJË GJË E RE AS SOT

Ishte vetëm një déjà vu në radhën e gjatë të atyre, që ky vend i mjerë përjeton prej tri dekadash, ajo që ndodhi sot në Tiranë.

I njëjti frymëzues,

të njëjtët ekzekutorë

dhe po të njëjtët të verbër që nuk dinë se çfarë bëjnë.

Edhe si përherë, e njëjta filozofi: dhunë në vend të ligjit dhe institucioneve.

Ata që kanë moshë të mjaftueshme, kanë plot ngjarje të ngjashme në kujtesë.

Për më të rinjtë, besoj se mjafton të kujtojnë dhunën e vitit 2019.

E vetmja gjë e re sot ishte shënjestra sulmit.

Mbijetesa e këtij fenomeni turpërues për Shqipërinë nuk lidhet me ndonjë cen gjenetik të popullit shqiptar, por vetëm me stepjen e organeve të drejtësisë përballë organizatorëve të dhunës gjatë këtyre viteve.

Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë.

Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img