Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sandër Lleshaj betohet sot para Metës si ministër i Brendshëm

Shkruar nga Newsbomb

Sandër Lleshaj betohet sot si ministër i Brendshëm.

Kreu i ministrisë së Brendshme do të betohet pasditen e sotme para presidentit Meta.

Mësohet se ceremonia e betimit do të zhvillohet në institucionin e Presidencës në orën 19:15.

Ditën e djeshme Kuvendi miratoi me 77 vota pro emërimin e Sandër Leshajt si ministër i Brendshëm, pas dekretit të Metës pak ditë më parë.

Emërimi i Lleshajt në krye të ministrisë së Brendshme pas dorëheqjes së Xhafajt u shoqërua me tensione. Presidenti Meta nuk e dekretoi me herën e parë Lashajn, me arsyetimin se nuk ishte i bindur, kjo që çoi në tensionim të marrëdhënieve mes tij dhe kryeministrit Rama.

Ndërkaq, Rama i vendosur ia dërgoi për herë të dytë kërkesën në tavolinë Metës për ta dekretuar Lleshajn. Pasi nisi verifikimet, siç i quajti presidenti vendosi të dekretojë ministrin e propozuar nga Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu