Pas heqjes nga qarkullimi të ‘Samsung Galaxy Note 7’ nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.
Nga hetimet e deritanishme të gjigandit teknologjik Samsung bëhet me dije se shkak i shpërthimit ka qenë pikërisht bateria
Firma ndaloi shitjen e këtij lloj telefoni, duke humbur 5.3 miliardë dollarë, gjë që ka dëmtuar shumë edhe reputacionin e kompanisë shkruan BBC.
Sipas ‘Samsung’ as programi softuerik e as hardueri nuk ishin fajtore, por çështja qëndron tek bateritë.
Një investigim i pavarur ndërkombëtar, nxjerrë në pah se bateritë ishin shkak për incidentet me ‘Note 7’.