Hapësire reklamuese

Politikë

Samiti në Tiranë, Ditmir Bushati: Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikrpitës tregon besimin e palëkundur të partnerëve tanë, lexojeni si shprehje e investimit të BE-së në rajon

Shkruar nga Newsbomb
Samiti në Tiranë, Ditmir Bushati: Zgjedhja e Shqipërisë si

Politikani dhe ish-ministri socialist, Ditmir Bushati, ka reaguar pas përfundimit të samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.

Bushati thotë se zhvillimi i samitit të parë në Tiranë, duhet lexuar si shprehje e investimit të Bashkimit Europian në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë me pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.

Sipas tij zgjedhja e Shqipërisë si vend mikriptës nuk është çështje e rendit algabetik apo rastërsi, por tregues i besimit të palëkundur të europianëve ndaj vendin tonë.

Ai thekson se tani është koha që të punohet për zbutjen e hendekut zhvillimor mes rajonit tonë dhe BE-së, fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, në mënyrë që anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet.

“Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vite që presin për t’u bashkuar me Bashkimin Europian ??. Zhvillimi i të parit Samit BE – Ballkan Perëndimor, në Tiranë ??, duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë me pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.

Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës, nuk është çështje e rendit alfabetik e as rastësi, por tregues i besimit të palëkundur të partnerëve tanë, për shkak të qëndrimeve të linjëzuara që vendi ynë ka mbajtur në vazhdimësi, si pjesë e familjës euro-atlantike.

Përmbajtja e deklaratës së Samitit të Tiranës, në dallim nga ato të Sofies, Zagrebit dhe Brdos është një hap përpara, pasi jo vetëm rikonfirmon angazhimin e plotë të BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, por edhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit, bazuar në reformat e besueshme, kushtëzimin e ndershëm e rigoroz dhe meritën individuale, si një proces me interes të ndërsjellë për rajonin dhe BE-në.

Është koha që të punohet për zbutjen e hendekut zhvillimor mes rajonit tonë dhe BE-së, fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, në mënyrë që anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor më në fund të bëhet realitet!”, shkruan ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.