Hapësire reklamuese

Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit, rrugët që do të bllokohen sot në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i Procesit të Berlinit, rrugët që do të bllokohen sot

Sot pritet të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit. Për mbarëvajtjen e këtij Samiti janë angazhuar më shumë se dy mijë efektivë policie, ndërkohë disa prej rrugëve të kryqytetit janë bllokuar duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme.

Policia e Shtetit ka publikuar edhe hartën e segmenteve që do të bllokohen, ku nis që nga Rinasi dhe deri në brendësi të qyteti. Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Sot nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve, në këto akse rrugore:

  • Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës - rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
  • Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  • E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
  • Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese