Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Samiti i Pekinit, kryeministri kinez: Të vazhdojë dialogu ShBA-Kore e Veriut

spot_img

Lajme të ngjashëm

32d5216d6bb2534b6b77e8006b477c5c

Tre ekonomitë më të fuqishme aziatike kanë bërë thirrje që çështja e armëve atomike të Koresë së Veriut të zgjidhet sa më parë në mënyrë diplomatike.

Pheniani zyrtar ka deklaruar se po përgatitet të shpallë politikë më agresive kundër Uashingtonit nëse nuk arrihet një marrëveshje SHBA-Korea e Veriut.

Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të martën se duhet të punojnë më ngushtë që të çarmatosin gadishullin korean nga armët atomike.

Të mbledhur në Pekin me rastin e një samiti tripalësh, presidenti koreanojugor Mun Xhae-in, kryeministri kinez Li Keçjan dhe homologu japonez Shinzo Abe kanë deklaruar se çështja e Koresë së Veriut kërkon zgjedhje politike dhe komunikim pa përjashtuar SHBA-në.

‘Kishim një shkëmbim të thellë pikëpamjesh, sidomos për situatën në gadishullin korean. Çarmatosja dhe paqja afatgjatë në Azinë Lindore janë objektivat e të tria palëve, ndërsa dialogu dhe konsultat janë mënyrë më efektive për zgjidhjen e problemit’, ka deklaruar kryeministri kinez, Li Keçjan.

Pheniani i ka lënë ultimatum Uashingtonit deri në fundin e vitit për të lehtësuar sanksionet dhe për të zgjidhur ngërçin me programin atomik, ose do të përballet me pasojat.

Dialogu SHBA-Kore e Veriut ka dominuar agjendën e takimit, ndërsa samiti mes tre përfaqësuesve aziatikë adresoi edhe marrëveshjet e bashkëpunimit ekonomik, me synimin për të zhvilluar më tej tregtinë e lirë trepalëshe.

Më shumë

spot_img