Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Samiti i Paqes, Thaçi takon Macron: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti francez Emanuel Macron dhe presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka patur një takim bilateral me presidentin francez Emanuel Macron në Paris.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi ka theksuar se gjatë takimit me presidentin Macron temë e takimit ishin dialogun me Serbinë, forcimi i paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Thaçi ndër të tjera ka shkruar se presidenti Macron ka mbështetur Marrëveshjen e Paqes midis Kosovës dhe Serbisë duke thënë se kjo marrëveshje do të garantojë më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë.

Kujtojmë se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po qëndron në Parisin ku po merr pjesë në Samitin e Paqes, samit në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Postimi i plotë:

Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Marrëveshje e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron! HTH

macron.jpg

hashimoo.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll