Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Samiti i OSBE-së në Shkup, Lavrov braktiset në sallë nga homologët e huaj

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i OSBE-së në Shkup, Lavrov braktiset në sallë nga

Disa ministria të vendeve pjesëmarrëse kanë bojkotuar fjalimin e homologut rus, Sergei Lavrov, në samitin e OSBE-së, i cili po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas asaj që raportojnë medit vendase mësohet se menjëherë sapo Bujar Osmani paralajmëroi fjalimin e Lavrovit, ministrat u ngritën dhe u larguan nga salla.

Punimet e Samitit kanë nisur jozyrtarisht të mërkurën në mbrëmje, me një darkë joformale dhe fotografi familjare, në epiqendër të së cilës ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Kryediplomati amerikan pas darkës joformale është larguar nga Shkupi duke shmangur kështu praninë e tij në një sallë me homologun e tij rus, Lavrov.

I pranishëm në këtë Samit është edhe ministri i Jashtëm i vendit tonë, Igli Hasani. Pas mbërritjes në Shkup, ministri shqiptar u takua me David Cameron (Sekretarin e Jashtëm britanik). Nëpërmjet një postimi në platformën “X” Igli Hasani tha se në takimin e tij me zyrtarin britanik, diskutuan për avancimin e agjendës dypalëshe midis dy vendeve.

LEXO EDHE: Bullgaria “lë në ajër” avionin e Lavrov, s’e lejon të kalojë në hapësirën e saj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese